Rrëfimi i gruas që shpëtoi jetën e burrit pas shpërthimit në Bejrut: Ai kishte një pjesë të murit mbi trup…

  • E.K /
  • 05 gusht 2020 - 14:53
Rrëfimi i gruas që shpëtoi jetën e burrit pas shpërthimit në Bejrut: Ai kishte një pjesë të murit mbi trup…

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në kryeqytetin libanez, Bejrut, ku raportohet se kanë ndërruaj jetë së paku 100 persona gjersa janë lënduar katër mijë të tjerë.

Një prej të mbijetuarave është edhe Chadia Elmeouchi-Noum, e cila tregon tmerrin që kaloi me rastin e aksidentit që ndodhi në portin detar.

Ajo tregon se kishte vrapuar nëpër xhama të copëtuara për të shpëtuar burrin e saj, Anthony, i cili pas shpërthimit kishte mbetur nën gërmadhat.

“Kishte xhama kudo dhe isha duke u prerë, por mua më duhej të arrija tek ai”, tha ajo për BBC-në.

“Ai nuk po më përgjigjej dhe pastaj pashë që ishte shtrirë në dysheme, kishte kudo gjak. Ai kishte një pjesë të dritares mbi kokë dhe një pjesë të murit mbi këmbë. I rridhte gjak nga koka. Unë u përpoqa ta ndaloja, por ishte kot. Unë bërtita për ndihmë, por pati aq shumë kaos sa që mendova se askush nuk do të më dëgjojë dhe ai do të vdesë këtu – unë duhet të bëj diçka”, pohoi Chadia.

Ajo arriti të kërkojë ndihmën e portierit të ndërtesës për ta nxjerrë jashtë, ku një i huaj i ofroi ta dërgonte me veturnë në spital.

“Rrugët ishin kaotike. Kishte njerëz kudo. Ne e çuam në spital. Disa minuta pasi mbërritëm ata futën në dhomën e urgjencës dhe nuk e lejuan askënd më brenda”.

 “Ata u përpoqën të më detyronin të largohesha, por unë u fsheha në një dollap. Nuk doja të shkoja, doja të sigurohesha që ai ishte mirë. Tani është operuar në tru dhe jam duke pritur jashtë dhomës ku është”, përfundoi Elmeouchi-Noum.

Ndryshe, raportohet se shkaktar i shpërthimit ishte lënia pa kujdes e një kimikati në portë, i cili bëri që të shkrumbohej një pjesë e qytetit të Bejrutit.

(Kosova Sot Online)