Ministri i Arsimit tregon pse emëroi anëtare të Bordit të Universitetit motrën e deputetit Demaliaj

  • A.P /
  • 05 August 2020 - 22:53
Ministri i Arsimit tregon pse emëroi anëtare të Bordit të Universitetit motrën e deputetit Demaliaj

Ministri i Arsimit, Ramë Likaj, që vjen nga AAK ka shkarkuar anëtarët e bordit të Universitetit të Pejës, “Haxhi Zeka”, dhe ka emëruar një bord politik prej tre anëtarësh. Po ashtu ai ka bërë ndryshime edhe në Bordin në UP.

Anëtarë të rinj të bordit janë emëruar: Ariana Xhemajli, Ardian Berisha, Shkëndije Ukaj. Ardian Berisha tashmë anëtar i ri i bordit drejtues është  edhe Shef i grupit të Këshilltarëve të AAK-së, në Kuvendin Komunal  të Pejës. Pjesë e këtij bordi drejtues të ri, del të jetë edhe motra e deputetit të AAK-së, Shkumbin Demaliaj.

Likaj thotë se ndryshimet po bëhen për të rritur kredibilitetin e universiteteve publike.

“Nuk e kam ditur se kanë lidhje familjare me deputetë. E keni parë edhe mbiemrin e kanë ndryshe. Por dua të them se të gjithë anëtarët e rinjë e arsyetojnë vendimin e emërimeve. Të gjithë janë doktor shkenca në fushat e tyre përkatëse”, thotë ai. 

(Kosova Sot Online)