Vetëvendosje nis mbledhjen e nënshkrimeve për rrëzimin e Hotit

  • E.K /
  • 06 August 2020 - 12:35
Vetëvendosje nis mbledhjen e nënshkrimeve për rrëzimin e Hotit

Lëvizja Vetëvendosje synon ta rrëzojë Qeverinë e Avdullah Hotit me mocion mosbesimi. Ka nisur edhe mbledhjen e nënshkrimeve.

Në një konferencë për media, shefi i Grupit Parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi, tha se “Nga sot Vetëvendosje nis mbledhjen e nënshkrimeve për ngritjen e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë”.

Kurse deputetja Arbërie Nagavci e quajti qeverinë aktuale jokushtetuese.

“Kjo qeveri është jokushtetuese dhe jo ligjore, ajo e ka dëshmuar tash se është e paaftë për të qeverisur vendin. Kosovës i duhet një Qeveri që deshmoi se mund të qeverset me duar të pastërta”, tha Nagavci.

Kritika Vetëvendosje pati edhe për menaxhimin që kjo Qeveri po bën me pandeminë Covid -19. Sipas deputetëve të VV-së vendi po shkon drejt një katastrofe humanitare.

Kujtojmë se në mars të këtij viti ish- Qeveria “Kurti” ishte rrëzuar me ngritjen e mocionit të mosbesimit pikërisht nga LDK-ja, partneri i atëhershëm i saj, pas një seri përplasjesh me njëra tjetrën.

(Kosova Sot Online)