Thaçi dekreton Ligjin për Buxhet, u hapet rruga realizimit të pagesave

  • E.K /
  • 06 August 2020 - 13:45
Thaçi dekreton Ligjin për Buxhet, u hapet rruga realizimit të pagesave

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekretuar Ligjin për Buxhetin dhe plotësim/ndryshimet e tij, të cilin e ka pranuar dje pasdite.

Kështu bëri të ditur Thaçi, i cili përmes një postimi në Facebook tha se e ka bërë dekretimin e menjëhershëm që sa më parë të ekzekutohen pagesat për qytetarët dhe të zbuten pasojat e pandemisë.

“Sapo dekretova Ligjin për Buxhetin dhe plotësim/ndryshimet e tij, të cilin e kam pranuar dje pasdite. E bëra dekretimin e menjëhershëm që sa më parë të ekzekutohen pagesat për qytetarët tanë dhe të zbuten pasojat e pandemisë. Jam i vetëdijshëm për shqetësimet e ngritura nga përfaqësues të sektorëve të ndryshëm, por hyrja në fuqi e këtij ligji është domosdoshmëri urgjente për t’iu përgjigjur nevojave të qytetarëve. Ekzekutivi i vendit jam i bindur se do të gjejë hapësirë dhe mundësi për t’i trajtuar të gjitha shqetësimet e ngritura nga përfaqësuesit sektorialë. Por, prioritet dhe qëllim i përbashkët i të gjithë neve është lehtësimi i pasojave të pandemisë dhe menaxhimi sa më i mirë i kësaj situate”, ka shkruar Thaçi.

 

Sapo dekretova Ligjin për Buxhetin dhe plotësim/ndryshimet e tij, të cilin e kam pranuar dje pasdite. E bëra dekretimin...

Publiée par Hashim Thaçi sur Jeudi 6 août 2020

(Kosova Sot Online)