Nagavci për vërsuljen e deputeti Ukaj, thotë se LDK nuk janë aq trima

  • A.P /
  • 06 August 2020 - 18:47
Nagavci për vërsuljen e deputeti Ukaj, thotë se LDK nuk janë aq trima

Arbërie Nagavci tregon se cka ndodhi nga afër në incidentin kur deputeti Xhavit Ukaj iu vërsul kryeparlamentares Vjosa Osmani.

Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, ishte afër kryeparlamentares Vjosa Osmani, kur asaj iu vërsul deputeti i LDK’së, Xhavit Ukaj.

 “Gjuha e zotit Ukaj ka qenë banale, jo vetëm e papranueshme për parlament por edhe në familje”, ka thënë Nagavci.

“Unë e kam parë mënyrën se si është ngritur në mënyrë kërcënuese”, ka thënë tutje nënkryetarja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Deputeti Ukaj përmes një komenti në Facebook ka thënë se edhe deputetes Mimoza Kusari “do t’ia tregojë vendin”, pasi ajo pati një përplasje me kreun e LDK’së, Isa Mustafën. Nagavci thotë se “Kjo nuk flet asgjë për zonjës Osmani, as zonjën Kusari por flet shumë e deputetit Ukaj”.

Kur u pyet sa i kishte frikë se aty të  ndodhte ndonjë sulm fizik, ajo dha një përgjigje interesant.

“Unë besoj se nuk janë aq trima”, tha ajo.


(Kosova Sot Online)