Vetura del nga rruga në Mramor dhe bie në përrua, lëndohen katër persona

  • A.P /
  • 06 August 2020 - 19:09
Vetura del nga rruga në Mramor dhe bie në përrua, lëndohen katër persona

Një aksident trafiku ka ndodhur në pasditen e së enjtes, në magjistralen Prishtinë-Gjilan, me ç’rast janë lënduar katër persona.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një vetaksident, në fshatin Mramor.

Një veturë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një përrua skaj rrugës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, ka treguar  zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

“Në veturë kanë qenë katër persona, të cilët janë transportuar me njësitet e urgjencës për në QKUK”, ka bërë të ditur Krasniqi.

(Kosova Sot Online)