Aksident trafiku në zonën industriale Prishtinë - Fushë Kosovë

  • E.K /
  • 07 August 2020 - 12:00
 Aksident trafiku në zonën industriale Prishtinë - Fushë Kosovë

Një aksident trafiku sapo ka ndodhur ndërmjet një kamioni dhe një veture, në zonën industriale Prishtinë - Fushë Kosovë.

Në bazë të fotografive që janë dërguar në redaksinë e portalit "Kosova Sot Online",  shihet se kamioni dhe vetura janë përplasur njëra me tjerën, ku siç shihet vetura ka pësuar më shumë dëme materiale, shkruan "Kosova Sot Online".

Ende nuk dihet se a ka pasur persona të lënduar, apo nëse ka ndonjë të vdekur në këtë aksident.

 Për më shumë shikoni fotografitë e aksidentit.

(Kosova Sot Online)