Hoti nga shtëpia: Qeveria do ta mbështesë Telekomin

  • E.K /
  • 07 August 2020 - 12:12
Hoti nga shtëpia: Qeveria do ta mbështesë Telekomin

Kryeministri Avdullah Hoti thotë se Qeveria do ta mbështesë Telekomin dhe është duke u bërë plani për rimëkëmbjen e tij.

Nga shtëpia, kryeministri Hoti njofton se ka mbajtur takim virtual me bordin e Telekomit të Kosovës.

Hoti thotë se Qeveria, si aksionar, do ta mbështesë Telekomin.

Shkrimi i plotë i tij:

Qeveria do ta mbështesë Telekomin e Kosovës

Me ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, zhvilluam sot një takim virtual me anëtarët e Bordit të Telekomit të Kosovës, me të cilët biseduam për gjendjen e përgjithshme në këtë ndërmarrje.

Qeveria e Kosovës, si aksionar, do ta mbështesë këtë ndërmarrje publike me interes strategjik për vendin.

Po ashtu, shumë shpejt do të diskutohet plani për rimëkëmbjen e Telekomit, i cili është duke u përgatitur nga Bordi i kësaj ndërmarrjeje.

(Kosova Sot Online)