Derri ia vjedh llaptopin, nudisti e ndjek – fotot shpërndahen me të madhe në internet
Janë bërë virale fotot e një nudisti gjerman, që vrapon pas një derri të egër.
Ngjarja e sikletshme ndodhi në Teufelssee, një zonë e famshme turistike gjermane.
Pushuesit kanë asistuar në një skenë vërtet të veçantë. Një nudist që ndiqte një derr të egër dhe të vegjlit e tij.
Kafsha i kishte marrë një çantë të verdhë që kishte brenda një llaptop.
Adele Launder që realizoi këto foto ia tregoi më pas protagonistit, i cili qeshi më të madhe kur i pa dhe e lejoi t’i publikonte në rrjet.
(Kosova Sot Online)