Policia kërkon ndihmë për arrestimin e një 37-vjeçari

  • S.A /
  • 08 August 2020 - 08:27
Policia kërkon ndihmë për arrestimin e një 37-vjeçari

Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një personi të kërkuar për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve. Bëhet fjalë për 37-vjeçarin, Arben Tahiri, raporton Express.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Policia ka bërë me dije se ka siguruar urdhëresën për publikimin e fotos me shënimet e tjera të personit të kërkuar, me qëllim arrestimin e tij.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në komunik

Image

atë.

 

(Kosova Sot Online )