Avokati Koci: AKI’ja urgjentisht të rekrutojë njerëz që i sjellin informacione nga brezi kufitar
Avokati Arianit Koci ka thënë se AKI’ja duhet urgjentisht të rekrutojë individë që jetojnë në brezin kufitar Kosovë-Serbi të mbledhin informata për lëvizjet e ushtrisë serbe.
Koci ka thënë se kjo është legjitime dhe është obligim ligjor për AKI’në.
“Organet e sigurisë, e posaçërisht AKI, duhet urgjentisht, nëse nuk e ka bërë deri me tani, ta rekrutojë një apo më shumë individë që jetojnë në brezin kufitar, në mënyrë që shteti i Kosovës të ketë informata për inkurzionet e ushtrisë serbe. Kjo është krejt legjitime – madje edhe obligim ligjor për AKI-në”, ka thënë ai.
KFOR-i, së bashku me xhandarmërinë serbe, qe 12 vjet patrullojnë së bashku përgjatë një pjese të vijës kufitare...
Publiée par Arianit Koci sur Dimanche 9 août 2020
(Kosova Sot Online)