Shqiptari vdes në Itali, u zhyt në pishinë, por nuk doli më i gjallë

  • E.K /
  • 09 August 2020 - 17:57
Shqiptari vdes në Itali, u zhyt në pishinë, por nuk doli më i gjallë

Mbrëmjen e djeshme një 40-vjeçar shqiptar që jetonte në Lombardi të Italisë ka ndërruar jetë.

Sipas mediave italiane, shqiptari ishte duke festuar me miqtë e tij në një rezidencë në Lido di Savio të Ravennas.

Ai ka goditur kokën pas një zhytjeje në ujë.

Aksidenti ndodhi rreth orës 11:00 të së shtunës në mbrëmje në pishinën e një hoteli rezidencial në Ravenna.

Informacionet paraprake sipas mediave italiane, thonë se burri ishte me miqtë duke festuar pranë pishinës, kur u hodh në ujë. Pas pak ai u pa i shtrirë në ujë, tashmë i pavetëdijshëm.

Shërbimet e urgjencës u alarmuan, por manovrat e ringjalljes nuk patën efekt dhe vdekja e burrit u deklarua në vendngjarje. Karabinierët e ishin gjithashtu të pranishëm për veprimet e para hetimore.

(Kosova Sot Online)