Sylë Vitia emërohet drejtor për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e UÇK-së

  • S.A /
  • 10 August 2020 - 12:12
Sylë Vitia emërohet drejtor për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e UÇK-së

Kryeministri Avdullah Hoti ka emëruar Sylë Vitinë, si këshilltar politik dhe Drejtor të Zyrës për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, përmes një komunikate drejtuar mediave.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, në mbështetje të përgjegjësive të tij kushtetuese, emëroi sot z. Sylë Vitia Këshilltar Politik dhe Drejtor të Zyrës për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Përveç detyrave të tjera të parapara, z. Vitia do të punojë me prioritet për shqyrtimin e të gjitha kërkesave të kësaj kategorie, të cilat presin përgjigje”, thuhet në komunikatë.

(Kosova Sot Online )