Vdes një 47-vjeçar në Bajgorë, dyshohet se e zuri traktori

  • E.K /
  • 10 August 2020 - 12:44
Vdes një 47-vjeçar në Bajgorë, dyshohet se e zuri traktori

Një 47-vjeçar ka vdekur derisa ishte duke punuar në Bajgorë të Mitrovicës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Policia është në vendin e ngjarjes. Sipas informatave të para, një punëtor ka humbur jetën aksidentalisht me traktorin që ka qenë duke punuar”, ka thënë Zahiti.

Ndërkohë, viktima dyshohet se ishte duke punuar në parkun e energjisë me erë i cili po ndërtohet në Bajgorë.

Ndryshe, parku i energjisë me erë, të cilit iu dha statusi i Investitorit Strategjik të Repubikës së Kosovës në shkurt të vitit 2019, është një projekt i përbashkët i financuar nga investitorët gjermanë, izraelitë dhe kosovarë.

(Kosova Sot Online)