Berisha nuk pajtohet me ambasadorin Kosnett: Ligji për mbrojtjen e UÇK’së nuk cenon lirinë e shprehjes

  • A.P /
  • 10 August 2020 - 18:58
Berisha nuk pajtohet me ambasadorin Kosnett: Ligji për mbrojtjen e UÇK’së nuk cenon lirinë e shprehjes

Ushtaraku Hisen Berisha i ka dhënë përkrahje Ligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndonëse kësaj i ka dalë kundër Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Philip Kosnett.

“Ne nuk kemi sistem të vlerave (sikur SHBA) dhe në një situatë të tillë pa sistem vlerash  ku antivlerat vijnë në shprehje. Sponzorizuesit është dashur që ta shtyjnë hartimin e këtij ligji edhe më parë. Ligji nuk është në shpërputhje me Kushtetutën. Ligji nuk cenon liritë dhe të drejtat për t’u shprehur”, ka thënë Berisha.

“Ky ligj nuk e ka qëllim mbrojtjen e UCK ka dikush i panjohur, por mbrojtjen e vlerave të luftës nga ne. Ligji nuk e ka qëllim të privimit të askujt, por mbrojtjen e vlerave ky hyn lufta si e tillë”, ka thënë Berisha

Kujtojmë se Ambasadori i Amerikës në Kosovë, Philip Kosnet, ka dalë kundër këtij ligji duke thënë “Unë besoj se ky ligj (për mbrojtjen e vlerave të UÇK’së, pa marrë parasysh qëllimet e tij, nuk është në përputhje me zotimin për liritë themelore që janë në thelb të Kushtetutës së Kosovës. Miratimi i ligjit, në formën e tanishme, do të dobësonte demokracinë e Kosovës”.

(Kosova Sot Online)