Abrashi fajëson VV’në për situatën me pandemi: Pas dy muajve menaxhim, gjendja po shkon drejt stabilizimit

  • A.P /
  • 10 August 2020 - 22:51
Abrashi fajëson VV’në për situatën me pandemi: Pas dy muajve menaxhim, gjendja po shkon drejt stabilizimit

Ministri i Infrastrukturës dhe anëtari i LDK’së, Arban Abrashi, ka thënë se vendi po shkon drejt stabilizimit të gjendjes me pandeminë.

Ai e komentoi edhe letrën e liderit të VV’së, Albin Kurti, i cili kërkoi ndihmë nga ndërkombëtarët.

“Unë mendoj që kjo është pjesë e opozitarizmit. Unë mendoj se në coftë se flasim për alternativa të tilla, është VV që e ka sjellë vendin në këtë gjendje. Pastaj mos të flasim për ftohjen me partnerët tanë strategjik. Ka qenë vet kryeministri Kurti i cili nuk e dorëzoi detyrën dhe e ka bërë lirimin e të gjitha masave në mënyrë të menjëhershme. Na u kanë dashur dy muaj ta menaxhojmë këtë situatë. Ai mblodhi disa mijëra qytetarë në shesh e cila ka sjellë situatën këtu. Tash pas dy muajve menaxhim, gjendja po shkon drejt stabilizimit”, thotë ai. 

(Kosova Sot Online)