Drejtori i Trustit me rreth 200 mijë euro para të gatshme nëpër banka

  • A.P /
  • 11 gusht 2020 - 17:19
Drejtori i Trustit me rreth 200 mijë euro para të gatshme nëpër banka

Tash e 13 vite, Adrian Zalli menaxhon me Fondin Pensional të Kursimeve në Kosovë. Të hyrat vjetore që Zalli merr nga ky instituticion sillen rreth 50 mijë euro

Bazuar në regjistrin për deklarimin e pasurisë të publikuar në Agjencinë Kundër Korrupsionit, Zalli ka në banka para të gatshme në vlerë prej rreth 200 mijë euro.

Vetëm në dy banka kosovare, ai ka të kursyera mbi 175 mijë euro, derisa thotë se 85 mijë dollarë i ka në një bankë në New York.

Pasuri të paluajtshme nuk ka deklarua, derisa tek pasuritë e luajtshme e ka deklaruar një veturë në vlerë prej 12 mijë e 700 euro.


(Kosova Sot Online)