Kështu fillon puna në Klinikën Infektive, aty ku po trajtohen të prekurit me koronavirus

  • E.K /
  • 12 August 2020 - 09:57
Kështu fillon puna në Klinikën Infektive, aty ku po trajtohen të prekurit me koronavirus

Fitim Havolli, kryetar i Sindikatës së Infermierëve dhe Mamive, ka shpërndarë sot një fotografi të shkrepur në orën 07:00, duke treguar sesi fillon puna në Klinikën Infektive.

Infermieri tregon se fillimisht bëhen planifikimet dhe ndërhyrjet profesionale që do të aplikohen tek pacientët e infektuar me koronavirus.

“Gjithë ata/ato që do kenë nevojë për shërbimet tona profesionale ne do ju shërbejmë me vullnet e dëshirën më të madhe pa u kursyer dhe pa llogaritur lodhjen..për këtë ju garantojmë”, ka shkruar Havolli.

Ai po ashtu i ka siguruar familjarët e të infektuarve se pacientët e shtrirë në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar mirë.

“Familjarë, miq e qytetarë të nderuar, nëse ju keni ndonjë të familjes të prekur me COVID-19 dhe duke u trajtuar tek ne, ju rrini të qetë, ne do kujdesemi sikur të jenë familjar tanë. Shërim të shpejt për të gjithë ata të prekur me këtë virus”, ka shkruari Havolli.

(Kosova Sot Online)