AAK mblidhet në ora 16:00, diskuton edhe për raportet në koalicion

  • E.K /
  • 12 August 2020 - 11:47
AAK mblidhet në ora 16:00, diskuton edhe për raportet në koalicion

Kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka thirrur sot mbledhje të kryesisë së partisë. Do të diskutojë edhe për koalicionin me LDK’në, pas thellimit të përplasjeve gjatë fundjavës së fundit, kur Hoti e quajti “defilim” shkuarjen e Haradinajt pranë vijës kufitare me Serbinë.

Media mëson nga burimet brenda kryesisë se mbledhja është thirrur për t’u disuktuar çështja e pandemisë, e koalicionit qeverisës dhe e dialogut me Serbinë.

AAK-ja akoma nuk ka dalë me qëndrim zyrtar për mundësinë që PDK’ja të bëhet pjesë e Qeverisë Hoti.

Gjatë fundjavës kanë vazhduar përplasjet mes ministrave e zyrtarëve të AAK’së me ekipin përreth kryeministrit Hoti.

Kryeministri Hoti, kur shkroi për situatën në Karacevë të Kamenicës, pasi aty u panë trupa të ushtrisë serbe, e quajti “defilim” vizitën e Haradinajt atje, një ditë pas.

Ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj kur shkroi për cështjen e lëvizjes së ushtarëve serbë, në fund i coi mesazh shefit të saj të Qeverisë, duke thënë se nuk është populizëm por kërkesë për respektim të Kushtetutës. Kjo pasi Hoti e kishte quajtur “populizëm” “defilimin” e Haradinajt.

Paknaqësitë e AAK’së ndaj kryeministrit Hoti kanë nisur nga Brukseli, ku ai nuk e mori përfaqësuesin e AAK’së, ministrin Selim Selimi në takim me presidentin serb, Aleksandër Vuciq. Më pas, Hoti, sipas AAK’së, nuk e ka njoftuar Haradinajn paraprakisht se do ta emërojë Skender Hysenin si koordinator për dialogun. 

(Kosova Sot Online)