Hoti thotë se privatët që do të kryejnë teste për Covid-19 do të mbikëqyren për çmimet

  • 12 August 2020 - 17:11
Hoti thotë se privatët që do të kryejnë teste për Covid-19 do të mbikëqyren për çmimet

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, po thotë se institucionet e licencuara për testime për COVID-19 do të monitorohen, që të evitohen devijimet me çmime për këtë shërbim

Hoti ka shkruar në Facebook se kjo është konfirmuar edhe në takimin që ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka pasur me kryetarin e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshin.

“Autoritetet e Republikës së Kosovës do ta monitorojnë sjelljen e institucioneve shëndetësore të licencuara për testime për SARS-CoV-2, në mënyrë që të evitohet çfarëdo devijimi me çmimet për këtë shërbim. Qeveria do të ofrojë mbështetje për institucionet që e monitorojnë këtë proces”, ka shkruar Hoti.

(Kosova Sot Online)