Tetë vdekje nga koronavirusi në 24 orët e fundit

  • E.K /
  • 13 August 2020 - 15:14
Tetë vdekje nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Tetë persona kanë vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, ka njoftuar Instituti.

Me këto raste, numri i të vdekurve që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 373, të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

“Numri total i rasteve pozitive është 10.988 raste nga 42.627 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 373 raste të vdekjes“, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)