Përgatitjet për vitin e ri shkollor: Ministria e Arsimit nxjerr udhëzues për drejtoritë e arsimit

  • A.P /
  • 13 August 2020 - 21:14
Përgatitjet për vitin e ri shkollor: Ministria e Arsimit nxjerr udhëzues për drejtoritë e arsimit

Ministria e Arsimit do të përgatisë disa protokolle që do të shërbejnë si udhëzues për drejtoritë e arsimit.

Ministri i Arsimit, Ramë Likaj ka vazhduar takimet virutale me kryeministrin Hoti në lidhje me fillimin e mësimit.

 

 

Në këtë takim janë shpalosur tre skenarët me të cilët mund të organizohet  viti i ri  shkollor.

Aty është vendosur që të hartohen protokolle përmes të cilave do të sqarohet se si do të veprohet në në skenarët e paraparë.

Kësisoj në bazë të këtyre protokolleve do të përgatiten trajnime për Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe drejtorëve të shkollave.

(Kosova Sot Online)