Shqiponja kokëbardhë sulmon dronin e qeverisë dhe e hedh në fund të liqenit në ShBA

  • E.K /
  • 15 August 2020 - 11:35
Shqiponja kokëbardhë sulmon dronin e qeverisë dhe e hedh në fund të liqenit në ShBA

Në një përballje të rrallë të natyrës me objektet e prodhuara nga njeriu, një shqiponjë kokëbardhë e sulmoi dhe e shkatërroi një dron të qeverisë amerikane që po fluturonte mbi Liqenin e Michiganit gjatë një misioni për vëzhgim mjedisor.

Droni i tipit Phantom 4 Pro Advanced ndodhej rreth 50 metra mbi sipërfaqen e tokës, kur besohet se u sulmua nga shqiponja kokëbardhë.

Ajo mund ta ketë ngatërruar dronin me ndonjë zog rival, shkruan The Guardian.

“Sulmi mund të ketë ardhur si pasojë e një konflikti për territor ose shqiponja thjesht ka qenë e uritur”, thuhet në deklaratën e Departamentit të Mjedisit.

Drejtuesi i dronit ishte duke e vëzhguar erozionin përreth liqenit për t’i informuar banorët rreth nivelit të lartë të ujit.

Kur ai shikoi lart në qiell, pa se droni kishte rënë dhe se një shqiponjë po e vazhdonte fluturimin qartazi e palënduar.

(Kosova Sot Online)