Lajm i mirë, shërohen 205 persona nga koronavirusi për 24 orë në Kosovë

  • E.K /
  • 18 August 2020 - 15:27
Lajm i mirë, shërohen 205 persona nga koronavirusi për 24 orë në Kosovë

205 persona janë shëruar nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë. E kjo është dita e tretë që në Kosovë numri i të shëruarve është më i madh se sa i të infektuarve.

Lajmin e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik përmes një postimi në Facebook.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 219 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 7.562 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.708”, njofton IKSHPK.

(Kosova Sot Online)