Njoftimi i SHKK, nga ky muaj lejohen vizitat tek të burgosurit

  • E.K /
  • 18 August 2020 - 15:16
Njoftimi i SHKK, nga ky muaj lejohen vizitat tek të burgosurit

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se nga data 24 gusht do të fillojë me lehtësimin e masave lehtësuese  dhe do të lejojë edhe vizitat e lira të familjarëve dhe të avokatëve.

 Ata kanë thënë se si masë lehtësuese për vizitë familjare do të pranojnë për vizitë vetëm një anëtar të ngushtë të familjes dhe  sipas procedurave do të fillohet edhe me vizita të lira në lokale të veçanta.

Nga kjo datë, SHKK do të lejojë edhe  vizitën e avokatëve vetëm për personat e paraburgosur. Gjatë vizitës se tyre, avokatët janë të obliguar të kenë me vete ID kartelë valide.

Gjatë vizitës së tyre, secili familjar/ avokat është i obliguar të dezinfektohet në hyrje të institucioneve korrektuese, e po ashtu me vete të bartë edhe  maskë mbrojtëse.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës ka filluar lehtësimin e masave në bashkëpunim me Departamentin  Shëndetësor të Burgjeve.Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)