Me meze e këngë patriotike, dostat e PDK-së e PSD-së heqin mërzinë e pandemisë me Nysret Muçiqin
Zyrtarët e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, Uran Ismaili e Abelard Tahiri bashkë me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, dhe ish-zyrtarin e PSD-së, Dardan Sejdiu, janë bashkuar në një tavolinë
Me meze e këngë patriotike nga këngëtari Nysret Muçiqi, dostat e PDK-së e PSD-së ia kanë krisur këngës e qejfit.
Shpendi, Memli, Urani, Tahiri e Dardani, këta 'trimoshat' nuk ia dinë për Covid-19!Shpend Ahmeti, Uran Ismaili, Dardan Sejdiu, Memli Krasniqi e Abelard Tahiri: në mes të pandemisë pa respektuar asnjë masë... Hipokrizia e politikanëve! A i kanë trutë në kokë, apo i kanë vaksinuar përpara, se që të janë kaq të pashpirt nuk na priste mendja kurrë! A jeni në dijeni se çfarë jeni duke bërë ?
Publiée par Kosovapost.net sur Lundi 17 août 2020
Në kohë pandemie, kur kërkohet që të mos ketë tubime, këta zyrtarë janë mbledhur bashkë.
Derisa ditën luten në respektim të masave kundër koronavirusit, në mbrëmje veprojnë krejt ndryshe.
Shokët që vijnë nga parti të ndryshme kanë shkelur kështu apelin dhe rregullat që përmenden tash e sa herë nga IKSHPK-ja.
(Kosova Sot Online)
