BKS nuk ka aplikuar pagesë për persona fizikë nga diaspora

  • A.P /
  • 18 August 2020 - 19:01
BKS nuk ka aplikuar pagesë për persona fizikë nga diaspora

Sqarim nga Byroja Kosovare e Sigurimeve:

Per hir te korrektesise se informimit te qytetareve e demantojme lajmin e sapo publikuar nga Indeks Online: Mashtrim me sigurime/ bashkeatdhetarit i marrin para ne Vermice  per te hyre ne Kosove.

Bazuar ne Neni 2 pika 3 Marrëveshjes se bashkëpunimi e lidhur në mes:

Ministrisë së Financave, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe Byrosë Kosovare të Sigurimit ,  Qeveria e Kosoves  nuk  mbulon shpenzimet e sigurimit kufitar per  automjetet me të cilat zhvillohet veprimtari ekonomike.  Shitja e polices kufitare qe eshte publkuar ne portalin tuaj  eshte  kontraktuar nga autoveture ne emer te biznesit/veprimtari ekonomike   dhe jo per  automjete te udhetareve te cilet eskluzivisht perfitojne nga kjo Marreveshje.   Keshtu qe shitja e polices ishte veprim konform Memorandmit dhe i drejte i operatorit ne piken kufitare ne Vermice.

BKS mirekupton dhe përkrah raportimin e drejtë të mediave duke  pase parasysh natyren specifike te Industrise se Sigurimit, duke e konsideruar raportimin e lajmit si qellim-mire si dhe  duke respektuar punen profesionale te medias qe ka plasuar kete lajm. Por kerkojme ne te ardhmen qe  te kontaktohemi  fillimisht per te sqaruar pozicionin tone perpara publikimit te lajmeve  te tilla jo te verteta.

(Kosova Sot Online)