Veseli: Marrëveshja për qeverinë e re, sukses i madh i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

  • A.P /
  • 18 August 2020 - 19:53
Veseli: Marrëveshja për qeverinë e re, sukses i madh i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se marrëveshja e sotme e fituesve të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, BDI dhe LSDM, është sukses i madh i shqiptarëve në shtetin fqinj.

Veseli ka thënë se se kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut e bën të veçantë dhe historike këtë marrëveshje.

“Urimet e mia dhe të PDK-së për sjelljen e votuesve shqiptarë në këto zgjedhje, si dhe për BDI-në e Ali Ahmetin që po vazhdojnë t’i përfaqësojnë më së miri interesat e shqiptarëve atje”, ka shkruar Veseli në Facebook.

(Kosova Sot Online)