Lexoni edhe:
Stuhia e shiut bllokon rrugët edhe në Podujevë
Komuna e Gjilanit ka njoftuar se është goditur të martën në mbrëmje nga një stuhi e fortë ere e shiu, ku janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në pronën publike dhe private.
Dëme në njerëz nuk ka, thuhet në njoftimin e komunës në Facebook.
“Përpos vërshimeve në disa pjesë të qytetit, erërat e fuqishme kanë dëmtuar kulmin e një ndërtese kolektive në rrugën ‘Muharrem Ibrahimi’, ku me këtë rast janë dëmtuar disa shtëpi përrreth”, thekson njoftimi.
Stuhia e shiut bllokon rrugët edhe në PodujevëLexoni edhe:
“Po ashtu, është dëmtuar edhe kulmi i shkollës së mesme teknike “Mehmet Isai” dhe disa lokale afër, derisa është dëmtuar edhe një pullaz në fshatin Gumnisht. Ndërkohë, ndërprerje të rrymës ka pasur në lagjen Dardania dhe në fshatrat, Bresalc e Uglarë, pasi disa shtylla elektrike dhe tela të rrymës janë shkëputur”, ka bërë të ditur Komuna e Gjilanit.
Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Sami Spahiu, ka thënë ekipet emergjencave komunale, zjarrfikësit, policia dhe KEDS kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po e menaxhojnë situatën.
(Kosova Sot Online)