Ambasadori Cufaj për vdekjen e Agon Musliut: Edhe unë ndihem humbës

  • A.P /
  • 18 August 2020 - 23:11
Ambasadori Cufaj për vdekjen e Agon Musliut: Edhe unë ndihem humbës

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, ka folur për vdekjen e Agon Musliut muaj më parë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, e cila shërbente si karantinë, në periudhën e hershme të pandemisë së koronavirusit.

Cufaj ka thënë se “humbja e Agon Musliut është humbje e tmerrshme”.

Ai ka thënë se me rastin e Musliut është marrë personalisht.

“Kam biseduar me të ndjerin me telefon. E kam përcjellë me asistent teknik me makinë”, ka treguar ai.

“Babai i tij është falënderuar…”, ka thënë Cufaj.

“Është një humbje e madhe. Edhe unë ndihem humbës”, është shprehur ambasadori.

“Një hallkë e shtetit ka dështuar”, ka deklaruar Cufaj, teksa ka treguar se deklaratën e tij për rastin e Musliut e ka “deponuar në Prokurori”.

(Kosova Sot Online)