162 raste pozitive me COVID-19 dhe 122 të shëruar

  • E. /
  • 19 August 2020 - 15:07
162 raste pozitive me COVID-19 dhe 122 të shëruar

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka publikuar të dhënat e fundit me COVID-19 në vend. Nga mostra të marra, 162 kanë rezultuar pozitive dhe 122 persona janë shëruar

IKSHPK ka njoftuar se janë testuar 470 persona.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me  metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 470 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 162 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, thuhet në njoftim.

IKSHPK ka bërë të ditur se numri i rasteve pozitive është 11 mijë e 848.

“Numri total i rasteve pozitive është 11.848  raste nga 45.397 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 425 raste të vdekjes”, thekson njoftimi.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 48 raste, komuna Pejë 21 raste, komuna Ferizaj 20 raste, komuna Vushtrri 13 raste, komuna Mitrovicë 12 raste, komuna Fushë Kosovë 10 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Gjakovë 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Kaçanik 2 raste, komuna Podujevë 2  raste dhe me nga një rast komunat Istog, Malishevë, Rahovec dhe Suharekë.

(Kosova Sot Online)