Mjaft me gabimet, shteti serb të largohet nga kontrolli i pa drejtë mbi kishat dhe pronat më trashëgimi ortodokse në shtetin e Kosovës

Mjaft me gabimet, shteti serb të largohet nga kontrolli i pa drejtë mbi kishat dhe pronat më trashëgimi ortodokse në shtetin e Kosovës

Hajrullah Tërnava

  • 19 August 2020 - 14:01

Shkruan: Hajrullah Tërnava

“Mirë kishte me qenë që përfaqësuesit kosovar në bisedime me ata, Serbinë, ti bëjnë pyetje Viçiqit që a ka ndonjë objekt fetar në Serbi që i takon një shteti tjetër, qoftë i fesë myslimane, katolike, budiste etj që mbikëqyrjen e pronësisë së tyre e mbikëqyr shteti i tretë që i takon ajo fe. Përvoja e Malit te Zi, që e kishin të njëjtën fe ortodokse, por që tani janë të ndarë si dy shtete, dhe problemet që po i shkakton feja ortodokse me popat e tyre serbe dhe shtetin e Serbisë, që ta kenë mbikëqyrjen e kishave në Mal të Zi, e që s’po ja arrijnë atë qëllim, s’paku deri më tani, na jep me nënkuptua se qëllimet e Serbisë janë që ta ketë praninë e saje në ato territore, dhe në rastin e përshtatshëm për të, të shkaktoj edhe luftëra për ato pjesë të trojeve të kishave, e pse jo edhe luftëra në tërësi kur ti epet rasti për përfitim të atij territori”.

-Rasti i shembullit të komunës së Deçanit, në konfliktin që kanë me Manastirin rreth kundërshtimit për pronat dhe ndërtimin e rrugës në afërsi, është mesazh shumë i qartë se si duhet të sillen dhe të mos gabojnë si në të kaluarën përfaqësuesit e Kosovës në bisedime me Serbinë, nga se vetëm tash po shihen dhe po ndihen pasojat serioze, madje bllokuese për interesin e zhvillimit të vendit, zonat e mbrojtura te shpallura edhe me Ligj për kishat dhe manastiret serbe. Madje presidenti serb Vuçiqi ka paralajmëruar dërgimin e kësaj çështje për ta bërë temë diskutimi dhe në Bruksel, në takimin e ardhshëm. E tërë kjo çështje është një problem i së kaluarës, sepse edhe vetë ne shqiptarët të atyre kohërave që mbas shumë viteve qindvjeçare okupuese nga otomanet turk, si të pashkolluar me shekuj i kemi kontribuar kësaj situatë ndër vite. Numër i madh i shqiptarëve e kishin pranuar fenë myslimane në kohën e sundimit turk, kurse të tjerët në pakicë që e kishin mbajt fenë katolike, kurse ata të fesë ortodokse, me politikat serbe të ndihmuar nga rusët. Kur Turqia otomane filloj të dobësohej dhe të tërhiqet nga Ballkani, një numër vetëm e pranuan gjuhen serbe dhe u shndërruan në serb, e që deri vonë veten e quanin „meshtani (meštani)-vendali,edhe kjo nën presionin serbe, kurse ata tjerët serb që i detyruan për të ardhur dhe jetuar në Kosovë, nga ana e mbretërisë serbe, për ta ndërruar përqindjen e strukturës së popullsisë dhe të natalitetit, i thirrnin si „doshljaci (došljaci)“-ardhacak, që në kohen e mbretërisë serbe e deri edhe para disa viteve. Tani serbet si ortodoks, dhe mbas shume viteve tani që kanë kaluar, edhe gjeneratat e serbëve të rinjë të shndërruar nga shqiptarët në serb, që nga vitet 1878 e deri më sot, dhe në të gjitha komunat serbe tani në Kosovë, që dikur ishin popullatë shqiptare, dhe në ato kohëra të gjitha ato objekte fetare ishin prona të popullit shqiptar, por serbet me falsifikimet e tyre sikur që i bëjnë ata, tani pretendojnë me e bindë gjithkënd, edhe botën në këtë rast, se Kosova ishte e tyre.

Edhe në historinë e së kaluarës nëse duam që të argumentohet me fakte, pronësia e këtyre objekteve fetare, dëshmohet që dikur ishin pronë e shqiptarëve, e që edhe nëpër ato objekte edhe sot ka shenja shqiptare si shqiponja dykrerëshe etj. Fakti evident i argumentuar për këtë që e thash është se Serbia e ka shpall pavarësinë e saje në vitin 1878 dhe anëtarësimin e saje në OKB, dhe ato shtete që e kanë njohur pavarësinë e sajë, është lehtë të shihet nëpër hartat e asaj kohe se nga ka qenë Serbia e vërtetë, që ishte jo në këto përmasa të kufijve të sajë si tani, dhe shumë pjesë të atyre kohërave si Toplica me Nishin e Sanxhakun-Novi Pazarin, Leskovcin, Krushevcin, Prokupljen e deri në Merdar, nuk ishin në ata kufij të Serbisë, por ishin troje shqiptare, dhe nëse e kemi parasysh këtë, si munden të jenë këto objekte fetare në Kosovë të Serbisë. Prandaj është i kuptueshëm qëllimi i Serbisë për kishat serbe dhe trojet marramendëse shumë hektarësh, që shteti ua ka përcaktuar më herët, duke supozua se mundë të ndodhë përkeqësim i situatave në nivele të tilla ku edhe tani gjendemi, e që xhamive që ekzistojnë apo kishave katolike nuk iu janë ndarë kurrfarë pjese e patundshmërisë në hapësira të mëdha sikurse kishave ortodokse serbe, e sidomos kur Kosova është rreth 90% myslimane. Politikanët tonë duhet ta kenë këtë fakt parasysh, dhe në rastin konkret duhet të dihet se shteti i Kosovës si i pavarur duhet të ekzistoj në kufijt e tij sipas hartës kushtetuese të vitit 1974 e deri më tani, dhe askush nga asnjë shtet nuk mundë të ketë qasje apo kompetenca në patundshmëritë apo objektet e ndryshme të Kosovës, qofshin ato edhe objekte fetare të të gjitha feve dhe kombeve. Shteti i Kosovës dhe institucionet e saja, i kanë ato kompetenca kushtetuese që iu garanton të drejta të barabarta në nivelin shtetëror kushtetues për të gjitha objektet fetare dhe fetë në përgjithësi. Pavarësia e plotë e një shteti konsiderohet ti ketë kompetencat kushtetuese të plota në tërë territorin dhe hapësirën e sajë, dhe vetëm në këtë mënyrë territori i Kosovës konsiderohet një shtet i pa varur. Çdo mundësi që i jepet shtetit Serb që ti mbikëqyrë kishat ortodokse me patundshmëritë e tyre, në të ardhmen, do të jetë çështje me të cilën do të kemi probleme, e pse jo edhe deri në konflikte me Serbinë. Çka do të ndodhë me Kosovën nëse krahas këtyre zonave territoriale të mbrojtura, negociatorët Kosovar bëjnë kompromise me Serbinë edhe për çështjen e Asociacionit, një temë tjetër e mbetur pezull që nga mandati i fundit i Hashim Thaçit në pozitë të kryeministrit dhe ish ministrit të jashtëm. Prandaj për çështjen e Asociacioneve politikanët tonë nuk duhen të nguten dhe të bëjnë ato gabime si të vitit 2015 e të nënshkruajnë jashtë kornizave kushtetuese. Në bisedat e ardhshme për kufijtë dhe Asociacionin e komunave serbe, duhet që Kosovën ta përfaqësojnë njerëz të përgatitur me të kaluar të pasur, e pse jo të jenë edhe akademik të këtyre fushave. Nëse shteti gjatë bisedimeve me Serbinë, bënë gabime të tilla që i mundëson Serbisë mbikëqyrjen e kishave apo kompetenca tjera për Asociacionin e komunave jashtë kornizave kushtetuese, Kosova kurrë s’do të jetë shtet stabil dhe i qëndrueshëm, sa që do ti cenohet edhe pavarësia e sajë. Mirë do të ishte të shfrytëzohet përvoja e Malit të Zi , pavarësisht sa të përafërt ishin me Serbinë si një shtet, por ja që tani vetëm për kishat e tyre janë në prag të luftës mes veti”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".