Lexoni edhe:
Tribunali dënon të pandehurin kryesor në çështjen e vrasjes së ish’kryeministrit të Libanit
Një 62-vjeçar, banues në Golem ka humbur kontaktet me familjarët e tij.
Mbesa e Flamur Abazit shprehet se xhaxhai i saj është larguar në drejtim të paditur nga ora tetë e mëngjesit e datës 15 gusht.
“Xhaxhai ka probleme me kujtesën dhe nuk flet pothuajse fare. Është i sëmurë, njërin krah e ka të paralizuar”, shprehet mbesa, e cila shton se familja e ka njoftuar policinë, ku kjo e fundit, së bashku me familjarët është vënë në kërkim të Abazit.
Nisur nga lajmi se ditën e sotme humbi jetën në det një 60 e ca vjeçar, policia ka konfirmuar se nuk bëhet fjalë për Flamur Abazin, ndaj kërkimet do të vazhdojnë.
Familjarët shprehen se kushdo që do të bjerë në gjurmët e tij, të kontaktojnë në numrin 0675443097.
(Kosova Sot Online)