Arrestohet Steve Bannon, dyshohet se mashtroi me milionat e mbledhura për Murin e Trump

  • A.P /
  • 20 August 2020 - 16:19
Arrestohet Steve Bannon, dyshohet se mashtroi me milionat e mbledhura për Murin e Trump

Steve Bannon, ish-këshilltari i presidentit amerikan, Donald Trump, është arrestuar nën dyshimet për kryerjen e një mashtrimi online që ndërlidhet me ndërtimin e murit në kufirin SHBA-Meksikë.

Departamenti i Drejtësisë në SHBA kanë treguar që akuza lidhet më një fushatë që Bannon e ka organizuar të titulluar “We Build The Wall”, përmes të cilës ka grumbulluar fonde për të mbështetur fonde për ndërtimin e murit kufitar SHBA-Meksikë, shkruan Sky Neës.

Prokuroria amerikane ka treguar se Bannon në këtë punë ka qenë bashkë me tre persona të tjerë ku “kishin orkestruar një skemë për të mashtruar qindra mijëra donatorë” në lidhje me fushatën në internet për të mbledhur para.

Gjithsejtë fonde të grumbulluara nga një fushatë e tillë janë 25 milionë dollarë.

Zëdhënësja e Bannon nuk ka pranuar që të flasë lidhur me këtë rast.

(Kosova Sot Online)