Ngjarje e rëndë në Malishevë: Babai plagosi djalin dhe mori peng anëtarët tjerë të familjes

  • E.K /
  • 03 September 2020 - 12:38
Ngjarje e rëndë në Malishevë: Babai plagosi djalin dhe mori peng anëtarët tjerë të familjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Llapqevë të Malishevës. Një person ka plagosur djalin e tij dhe ka marrë peng anëtarët tjerë të familjes

Rastin e ka konfirmuar drejtori i policisë për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta.

“Rreth orës 22:40 policia është njoftuar përmes numrit emergjent për një rast plagosje në fshatin Llapqevë në Malishevë. Njësitet policore bashkë me ekipin e emergjencës së QKMF’së në Malishevë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe sipas informatave të para, prindi ka plagosur me armë zjarri djalin e tij dhe ka marrë peng anëtarët tjerë të familjes”, ka deklaruar Graishta.

Graishta ka bërë të ditur se për lirimin e anëtarëve të familjes ka ndërhyrë edhe Njësia Speciale e Policisë së Kosovës.

“Për arrestimin e të dyshuarit dhe lirimin e anëtarëve tjerë të familjes është paraqitur nevoja për ndërhyrjen e njësisë special.  Nuk ka pasur të lënduar gjatë ndërhyrjes, i dyshuari është arrestuar dhe viktimës I është ofruar ndihma e parë dhe është transferuar në QKUK në Prishtinë”, ka thënë Graishta.

(Kosova Sot Online)