
Lexoni edhe:
E rëndë: 19 vjeçari mbytet në rezervuar teksa po lahej
Një grup prej 118 refugjatësh të mitur, që vuajnë nga një sërë sëmundjesh dhe anëtarët e familjeve të tyre u larguan sot nga Athina me destinacion Gjermaninë, njoftoi Ministria greke e Migracionit.
“Refugjatët ishin transferuar në Athinë gjatë javëve të fundit nga strehat e mbipopulluara në ishujt grekë”, sqaroi Ministria në një deklaratë.
E rëndë: 19 vjeçari mbytet në rezervuar teksa po lahejLexoni edhe:
“Deri më tani, Gjermania ka marrë gjithsej 412 fëmijë refugjatë, që vuajnë nga probleme shëndetësore, bashkë me të afërmit e tyre”, vazhdoi ajo.
Rreth 1 600 të mitur refugjatë do të transferohen nga Greqia në vendet e tjera anëtare të BE-së dhe në Zvicër.
(Kosova Sot Online)