Trump për Chuck Norris: ishte një djalë i shkëlqyer
Presidenti amerikan, Donald Trump, është informuar për vdekjen e aktorit të famshëm, Chuck Norris. Trump ka reaguar me habi pasi atij i është kumtuar lajmi, duke thënë se Norris ka qenë një person i shkëlqyer.
“Ai ishte një djalë i shkëlqyer. Ai ishte një djalë vërtet i fortë.”, ka thënë Trump.
Duke vazhduar të përkujtonte më tej aktorin e ndjerë, presidenti amerikan Trump ka thënë se “Nuk doje të luftoje me të… Ai ishte një djalë i fortë, shumë i shkëlqyer.”
“Ai ishte një mbështetës i madh,” shtoi ai për Norris
“Uau, kjo është shumë keq,” përsëriti Trump në videon e xhiruar të premten, ndërsa i kërkoi gazetarit t’i dërgonte familjes së Norris “respektet e tij më të larta”.
(Kosova Sot Online)
