Shefja e Shëndetit Publik në Kanada: Kryeni marrëdhënie, por mos u puthni

  • E.K /
  • 04 September 2020 - 14:50
Shefja e Shëndetit Publik në Kanada: Kryeni marrëdhënie, por mos u puthni

Shefja e Shëndetit Publik në Kanada, Dr. Theresa Tam, ka këshilluar qytetarët që të mos puthen kur kryejnë marrëdhënie seksuale. Madje, ajo ka shtuar se e mira është që në momentet intime të mbajnë maskë, në mënyrë që të mbrohen nga koronavirusi.

“Ashtu si në çdo aktivitet tjetër që përfshin kontakt të afërt fizik, ka disa gjëra që mund të bëhen në mënyrë që të ulim rrezikun e infektimit. Rreziku mund të ulet nëse mbajmë maskë dhe nëse shmangim puthjet”, shprehet Dr. Tam.

Gjithashtu, sipas doktoreshës kanadeze, duhet të kontrollohet vetja dhe partneri për simptoma koronavirusi përpara aktivitetit seksual.

“Duke marrë masa dhe duke u treguar të kujdesshëm, qytetarët mund të vazhdojnë të shijojnë intimitetin fizik, duke ruajtur njëkohësisht veten nga infektimi”, shtoi Theresa Tam./A2CNN

(Kosova Sot Online)