Shteti i së drejtës dhe ligji duhet ta dëshmojnë funksionimin e tyre urgjentisht me rastin e skandalit me laboratorin në pronësi të Devollit

Shteti i së drejtës dhe ligji duhet ta dëshmojnë funksionimin e tyre urgjentisht me rastin e skandalit  me laboratorin në pronësi të Devollit

Hajrullah Tërnava

  • 04 September 2020 - 13:32

Shkruan: Hajrullah Tërnava

“Nga këtu tani po dalin dyshimet se si në shumë biznese të kompanisë „Devolli“ janë aksionar edhe politikanët e që për qytetarët gjithnjë është enigmatike si po arrijnë që kompanitë Devolli ti përfitojnë gjithçka , edhe këto tenderët ma profitabile në Kosovë. Kjo do të thotë se në të gjitha bizneset ku konkurron kjo kompani, i paska “ekspertët” më të fortë të shtetit, sepse ku konkurron kjo, gjithsesi i fiton tenderët, apo të gjitha dyshimet janë se kjo kompani është ndër ato që e kanë kapur shtetin dhe me të fortit e shtetit tani e kanë pru në këtë gjendje të mjerë edhe Kosovën. Prandaj duke i pasur parasysh këto rrjedhoja të kësaj situate të imponuar, e kur e kemi në pyetje edhe varfërinë e qytetarëve në këtë kohë, urgjentisht duhet të pezullohet licenca e këtij laboratori zhvatës që përveç çmimit të lartë po i mashtron qytetaret, si në rastin e laboratorit në Austri që e zhvlerësoi konstatimin e laboratorit të Devollit”.

-Licencimi dhe funksionimi i kontrollimeve shëndetësore jo profesionale, janë veprime skandaloze dhe në dëm të shëndetit të popullit, janë mashtrime të kota që po lejohen nga shteti, sikur që është rasti zhvatës dhe i rrezikshëm i laboratorit antikovid të Devollit. Pavarësisht se qytetarët paguajnë shuma të mëdha parash dhe iu duhet të presin në radhë për t‘u testuar për COVID-19 në laboratorin „Medical Lobotatory Service“, ata në fund nuk marrin analiza të sakta. Laboratori i cili është në pronësi të vajzës së Blerim Devollit, duket se ka probleme serioze me saktësinë e kryerjes së testit PCR për identifikimin e COVID-19. Se skandali është serioz , më së miri flet fakti se si një personi të cilit i ishte marre mostra me 26 gusht, më datën 27 gusht 2020 kishte rezultuar pozitiv me COVID-19 sipas rezultateve të laboratorit ‚Medical Laboratory Services‘.Në mostrën e pranuar ka prezence të sekuencave specifike të Corona Cov-2 (janë defektuar), siq thuhet ne dokumentacionin e lëshuar nga laboratori MLS. Huqja e laboratorit të Devolleve është skandaloze dhë për tu ndëshkuar. I thane se është pozitiv me COVID-19, dhe doli e kundërta. Mbasi i duhej të kthehej për në Austri ku duhej të paraqitej mbas kryerjes së pushimit me 30 gusht 2020, pasi kishte udhëtuar drejt Austrisë mbas arritjes, iu ka nënshtrua analizave nga institucionet shëndetësore austriake ku i nënshtrohet testit tjetër COVID-19 rreth orës 17:46 dhe ka rezultuar negativ. Edhe që testimet në perëndim kushtojnë shumë më lirë rreth 40 euro, nuk ndodhë që rezultatet si në rastin konkret të Devollve të dalin fals, rastet e testimeve të Laboratorit të Devollve që kushton 200 euro, e që edhe pranë një çmimi aq të madh marramendës, për kushtet dhe standardin e qytetarëve të Kosovës, e sikur të dilnin të sakta, por befasia është se ato teste nuk po dalin tani të sakta.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".