Gashi: Të ulemi bashkë dhe të harmonizojmë projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike

  • A.P /
  • 18 September 2020 - 21:05
Gashi: Të ulemi bashkë dhe të harmonizojmë projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka ftuar të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës që të kalojë në lexim të parë projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike.

Në seancën e cila po vazhdon edhe pas shumë orëve, Gashi ka kërkuar nga deputetët që të propozojnë secila nga partitë për këtë projektligj.

“Të ulemi bashkë dhe të harmonizojmë projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike. Meqenëse është e vërtetë që PDK e ka propozuar projektligjin për masat emergjente ekonomike qysh në muajin prill. Por, një pjesë e konsiderueshme janë të tejkalueshme se kanë të bëjnë me fazën emergjente. Me siguri edhe LVV ka çështje të rëndësishme që mund të përfshihen. Unë në emër të Grupit Parlamentar por edhe të Qeverisë së Kosovës, ju propozojë që të kalojmë bashkë projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike dhe gjitha këto propozime t’i inkorporojmë në Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike”, ka deklaruar ai.

(Kosova Sot Online)