Grumbullimi i prindërve në oborret e shkollave po shihet si rrezik

  • A.P /
  • 18 September 2020 - 21:32
Grumbullimi i prindërve në oborret e shkollave po shihet si rrezik

Grumbullimi i prindërve pranë shkollave fillore me arsyetimin e përcjelljes së nxënësve po shihet si rrezik. Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Arsimit kanë lutur prindërit që të mos shkaktojnë grumbullime dhe të kenë kujdes të shtuar.

Lumnije Islami-Hoxha nga e hëna qëndron për më shumë se një orë e gjysmë para shkollës duke pritur që të përfundojë mësimin djali i saj që sapo ka filluar klasën e parë.

Ajo thotë se grumbullimi i prindërve dhe gjyshërve para  dyerve të shkollave është shqetësues.

Në shkollat e Prishtinës thonë se dita e parë ka qenë më problematike me numër të madh të prindërve derisa theksojnë se kanë bërë të gjitha përgatitjet që mos të shkaktohet tollovi.

Në protokollin lidhur me rregullat mësimore në kushte pandemie thuhet se prindërit nuk lejohet të hyjnë në objektin e shkollës në mënyrë që të ruhet shëndeti i frekuentuesve brenda shkollës.

Sipas protokollit prindërit apo kujdestarët ligjorë, obligohen të bartin maskën gjatë gjithë kohës edhe në hapësirat e jashtme të shkollës.

(Kosova Sot Online)