Pas aksionit të Policisë në Karaçevë Agim Veliut i jepet epiteti 'Goditës i krimit'

  • A.P /
  • 18 September 2020 - 22:42
Pas aksionit të Policisë në Karaçevë Agim Veliut i jepet epiteti 'Goditës i krimit'

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës po zhvillon një operacion të madh në Karaçevë të Kamenicës, zonë kjo kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, ku cak i goditjes janë kazinotë të cilat që një kohë të gjatë ushtrojnë veprimtarinë ilegale.

Deri në këto momente raportohet për mbi dhjetë të arrestuar, derisa operacioni është duke vijuar. Mësohet se në mesin e të arrestuarve janë edhe shumë zyrtarë të policisë së Kosovës.

E, ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, menjëherë ka marrë një epitet pas aksionit në Karaçevë.

“Goditës i krimit” është quajtur ai. Epiteti i është dhënë nga një faqe militantësh të partisë së tij, Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Image

(Kosova Sot Online)