Lexoni edhe:
Ky është liqeni Trump, ndodhet në Kosovë
Administrata Tatimore e Kosovës dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit në muajin maj 2020, kanë nënshkruar një memorandum të bashkëpunimit, përmes së cilit mundësohet komunikimi i drejtpërdrejt, i vazhdueshëm dhe i pandërprerë ndërmjet ATK-së dhe Prokurorisë së Shtetit, me qëllim që përmes përpunimit të dhënave të caktuara ATK-ja t’i ofrojnë Prokurorisë së Shtetit të dhëna dhe informacione të mjaftueshme për nisjen dhe zhvillimin e hetimeve penale, për veprat penale kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe shpëlarjes së parasë.
Ky është liqeni Trump, ndodhet në KosovëLexoni edhe:
Me qëllim të njoftimit dhe prezantimit të rezultateve të deri tanishme, si dhe vështirësive me të cilat ballafaqohemi sot është mbajtur një takim i përbashkët në mes të ATK-së, Zyrës së Kryeprokurorit ( Koordinatorit të caktuar nga Kryeprokurori ), UNDP-së dhe këshilltarit nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë.
Gjatë këtij takimi përfaqësuesit nga ATK kanë prezantuar të dhënat e përpunuara të siguruara nga ARC-ja, ARBK-ja, DK-ja dhe kryqëzimit të tyre me informatat me të cilat disponon ATK.
ATK ka kërkuar nga Zyra e Kryeprokurorit dhe UNDP-ja të organizohet një takim i përbashkët i kryesuar nga ZK me të gjitha institucionet relevante nga të cilat do të kërkohet ofrimi i informatave në formë elektronike (të automatizuar), informata të cilat duhet të jenë të standardizuara sipas kërkesave dhe nevojave të ATK-së, gjithnjë në funksion të implementimit të memorandumit të bashkëpunimit në mes të dyja institucioneve.
(Kosova Sot Online)