Ky është liqeni Trump, ndodhet në Kosovë

  • A.P /
  • 24 shtator 2020 - 16:01
Ky është liqeni Trump, ndodhet në Kosovë

Kishte lindur si një ide sa për t’i relaksuar negociatat në mes të palës kosovare dhe asaj serbe, por ideja për ta quajtur Liqenin e Ujmanit si Liqeni Trump, sic po shihet edhe në foto, po duket më serioze se sa ishte menduar.

Një ide që kishte lindur si në shaka, që liqenit të Ujmanit, të cilin serbët e quajnë Gazivoda, t’i gjendet një emër i kompromisit, duket që ka filluar të jetësohet. Gjatë negociatave në Shtëpinë e Bardhë, një pjesëtarë i delegacionit të Kosovës e kishte dhënë idenë që ai të quhet Liqeni Trump. Të gjithë kishin qeshur me këtë ide. Sot nuk po qeshin.Media  ka mësuar që ambasadorit Grenell pajtueshmërinë me këtë ide ia ka konfirmuar kryeministri i Kosovës në një takim të përbashkët, e gjithashtu edhe Presidenti i Serbisë, Vucic, në një tjetër takim.

Debati dhe më pas marrëveshja rreth Ujmanit ka prodhuar më së shumti polemika në vendin tonë. Kosova ka arritur marrëveshje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që Departamenti i Shtetit ta kryej një studim të fizibilitetit për këtë liqen, për të parë se si mund të shfrytëzohet ai. Liqeni i Ujmanit në pjesën më të madhe të tij ndodhet në territorin e Kosovës, por rreth 20 për qind ndodhet edhe brenda territorit të Republikës së Serbisë. Ai është ndërtuar para disa dekadave nga kompania Iber Lepenci, kur Kosova kishte qënë pjesë e Jugosllavisë. Pas përfundimit të luftës për dhe rreth këtij liqeni ka pasur shumë tensione. Kosova e konsideron pronë të vetën, kurse Serbia insiston që nuk duhet të eliminohet rreth këtij projekti, pasiqë pjesë të tij ndodhen në Serbi.

Në anën tjetër, derisa politikanët po merren me këtë temë në rrafshin teorik, dikush nuk ka qëndruar duarkryq. Sic edhe po shihet në foto ky liqen dhe ura që ndodhet në Bënjak janë pagëzuar me emrin e Presidenti amerikan. Një gjë është e paqartë: Cili do të jetë reagimi i Presidenti Trump për këtë gjë. 

(Kosova Sot Online)