Isa Mustafa mbledh kryesinë e partisë: PDK në Qeveri!

  • A.P /
  • 05 October 2020 - 18:06
Isa Mustafa mbledh kryesinë e partisë: PDK në Qeveri!

Burime brenda LDK’së mëson se ky takim është thirrur për disa arsye, një ndër to edhe përmirësimi i raportove me SHBA’në.

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës është mbledhur, pa paralajmërim, mbrëmjen e së hënës.

 

Burimet  brenda kryesisë së LDK’së thonë se mbledhja e sotme është thirrur për diskutim të disa temave.

 “Është takim i rregullt i Kryesisë së partisë. Është takim i rregullt, pasi për shkak të pandemisë nuk kemi mundur të takohemi. Është vlerësuar puna e Qeverisë dhe ministrave, po ashtu edhe përmirësimi i marrëdhënieve me SHBA’në”, ka thënë ky burim.

Në selinë e LDK’së në Prishtinë tashmë kanë arritur disa prej anëtarëve të saj.

Aty shihen nënkryetarët Agim Veliu, Imri Ahmeti; ministrat Arban Abrashi, Besian Mustafa, Hykmete Bajrami dhe të tjerët. 

(Kosova Sot Online)