Rusia shënon numrin më të madh të rasteve me Covid-19 që nga 11 maji

  • E.K /
  • 06 October 2020 - 10:06
Rusia shënon numrin më të madh të rasteve me Covid-19 që nga 11 maji

Gjatë 24 orëve të kaluara, në Rusi janë regjistruar 11,615 raste të reja të koronavirusit. Kjo është shifra më e lartë ditore që nga 11 maji.

Nga rastet e reja, 4,082 u regjistruan në Moskë, shkruan The Guardian.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 188 viktima të reja dhe shifra e përgjithshme e të vdekurve nga pandemia shkoi në 21,663.

Autoritetet thanë se numri i përgjithshëm i personave të infektuar ka shkuar në 1.237.504, që është një ndër shifrat më të larta në botë.

Ndryshe, Rusia ka pretenduar se ka zbuluar një vaksinë efektive të koronavirusit dhe e ka regjistruar zyrtarisht atë. Sidoqoftë, ekspertët ndërkombëtarë dyshojnë në efektin e saj për shkak të mungesës së transparencës gjatë testimit në njerëz.

(Kosova Sot Online)