Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit
Sot do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës në orën 11:00, përcjell “Kosova Sot Online”.
Aty pritet të bëhet miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të kryesisë.
Rendi i ditës:
I. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
II. Pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 28 mars 2024:
Votimi për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për procedurat e prokurimeve të negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë, në ministri dhe në ndërmarrje publike qendrore.
(Kosova Sot Online)