Shpërthimi në Bejrut konsiderohet njëri nga më të fuqishmit në historinë e njerëzimit

  • A.P /
  • 06 October 2020 - 23:06
Shpërthimi në Bejrut konsiderohet njëri nga më të fuqishmit në historinë e njerëzimit

Shpërthimi që gjatë gushtit bëri rrafsh me tokë pjesë të mëdha të Bejrutit, ka qenë një nga shpërthimet më të forta jo-bërthamore në histori.

Shpërthimi në Bejrut sipas fuqisë ka qenë vetëm 20 herë më i vogël sesa shpërthimi i bombës bërthamore në Hiroshima, më 1945, thonë ekspertët.

Ekipi i ekspertëve nga Sheffield ka thënë se shpreson që ngjarjet e tilla do të përdoren për t’i fuqizuar masat në raste të fatkeqësive të ardhshme.

“Kur kemi të dhëna për shpërthime të tilla, atëherë kemi edhe të dhëna se si mund të ndërtojmë objekte rezistente”, ka thënë Dr. Sam Rigby nga grupi hulumtues, “Sheffield”s Blast and Impact Engineering”.

(Kosova Sot Online)