Rikthimi në Shtëpinë e Bardhë: Trump duket se ka vështirësi në frymëmarrje

  • A.P /
  • 06 October 2020 - 21:03
Rikthimi në Shtëpinë e Bardhë: Trump duket se ka vështirësi në frymëmarrje

Mijëra komente online për imazhet e presidentit që u rikthye në Shtëpinë e Bardhë. Duket në vështirësi për disa sekonda, me disa grimasa dhimbjeje. “Ka uri për ajër”.

Sapo zbarkoi në Shtëpinë e Bardhë pasi doli nga spitali ushtarak “Walter Reed”, Donald Trump e hoqi në mënyrë demonstrative maskën përpara kamerave (një rikthim i cilësuar nga disa si “reality”), edhe pse është ende pozitiv me koronavirus. Por shumë kanë vënë re në mediat sociale që presidenti duket qartë se nuk është mirë. Në momentet e para që hoqi maskën nga duket që merr frymë me vështirësi.

Ka pak gulçim, duket se manifeston “urinë për ajër” që shpesh godet ata që janë infektuar nga virusi. Sigurisht, diagnozat nuk bëhen në Twitter, por imazhet zgjojnë disa dyshime që presidenti (që ka pasur dy herë nevojë oksigjen para dhe pas shtruarjes në spital) e ka tejkaluar sëmundjen dhe simptomat. Gjë të cilën, mjekët, edhe pse me mijëra rezervime, nuk e kanë konfirmuar, duke lënë të nënkuptohet se Trump nuk është shëruar ende, pavarësisht daljes nga spitali.

Ndërsa është në këmbë përpara Shtëpisë së Bardhë për t’u treguar i shëndetshëm, Trump bën disa grimasa që duket se tregojnë se po vuan. Pas disa sekondash, presidenti mbyll gojën dhe nis të marrë frymë vetëm me hundë, ndërsa bën përshëndetjen ushtarake.

Pak më vonë, Trump regjistron një video ku nxit amerikanët – siç kishte bërë me një tweet më përpara —  “të mos dominohen nga virusi”, “mos kini frikë: do ta mundni. Kemi mjekimet dhe ilaçet më të mira, të gjitha të zhvilluara së fundmi. Unë nuk ndihesha mirë, por dy ditë më parë…. – mund të dilja nga spitali dy ditë më parë! Nisa të ndihem shumë mirë, më mirë se sa jam ndjerë prej kohësh, më mirë se përpara 20 vitesh. Mos e lejoni t’iu dominojë, që t’iu kontrollojë jetën – insistoi Trump -, jemi vendi më i madh në botë, po rikthehemi në punë. Dhe si lideri juaj u riktheva në punë, e di që ka një rrezik, por duhet ta bëja, asnjë nuk mund të thotë që një lider do të bënte ndryshe nga ajo që bëra unë. Dilni, por kini kujdes. Kemi mjekët më të mirë në botë”.

(Kosova Sot Online)