Parada e Krenarisë në Prishtinë

  • A.P /
  • 12 October 2020 - 23:10
Parada e Krenarisë në Prishtinë

Nën sloganin “Po, du”, Parada e Krenarisë, është organizuar me vetura në rrugët e Prishtinës, për të adresuar sfidat, kërkesat si dhe për të shfaqur praninë e personave LGBTI në Kosovë.

Parada e Krenarisë që u organizua për herë të katërt në Kosovë, u mbajt me vetura për shkak të pandemisë COVID-19,

Veç organizatorëve, në paradë morën pjesë edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, si dhe personalitete të ndryshme nga shoqëria civile.

12 tetori është Dita Ndërkombëtare e komunitetit LGBTI, ndërsa në Kosovë, është hera e katërt që shënohet kjo ditë. 

(Kosova Sot Online)